Peleshi takim me kryetarin e kuvendit kroat në Zagreb: Kroacia mbështet rrugën tonë drejt BE-së
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi është ndalur sot në Zagreb ku ka zhvilluar një takim me homologun kroat, Gordan Jandrokoviç, me fokus të qartë mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë. Takimi u zhvillua në ambientet e Parlamentit të Kroacisë, në kuadër të vizitës së Peleshit për të marrë pjesë në Samitin Parlamentar të Iniciativës së Tre Deteve, një forum që bashkon vendet e Adriatikut, Balltikut dhe Detit të Zi për bashkëpunim ekonomik, energjetik dhe infrastrukturor. Peleshi falënderoi Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke e cilësuar eksperiencën kroate si një model konkret për procesin e negociatave. Ai kërkoi më shumë shkëmbim ekspertize mes dy vendeve, sidomos në këtë fazë kyçe të integrimit. Nga ana tjetër, dy kryetarët e parlamenteve...
Burimi:
sot.com.al