Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni i Kuvendit në Bundestag, reagon PD: Kryetari merr urdhra nga Balla
Partia Demokratike ka sqaruar mungesën e e saj në delegacionin zyrtar të Kuvendit gjatë vizitës në Gjermani. Përmes një sqarimi publik, PD shprehet se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka përjashtuar opozitën nga delegacioni zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë në Bundestag. Ata pretendojnë se emrat e përfaqësuesve të PD-së u hoqën qëllimisht për ta përjashtuar atë nga përfaqësimi institucional. Në deklaratën e tyre thuhet se opozita nuk pret standarde europiane nga një Kryetar Kuvendi që nuk vendos dot vetë, por urdhërohet nga ushtarët politikë të Suel Çelës. Në lidhje me këtë PD shprehet se sjelljet e Kryetarit të Kuvendit nuk e pengojnë opozitën që të përfaqësohet në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar. Kjo pasi opozita po zhvillon takimet e saj në Bundestag dhe në Qeverinë Federale Gjermane, në nivelet më të...
Burimi:
gijotina.com