Peleshi mbyll vizitën zyrtare në SHBA me takimin me kongresmenin John Moolenaar
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në përmbyllje të takimeve zyrtare në Kongresin Amerikan, u takua me kryetarin e Komitetit për Konkurrencën Strategjike të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmenin John Moolenaar. Gjatë takimit, u diskutua forcimi i partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, zhvillimet gjeopolitike globale dhe zgjerimin e mundësive për investimet amerikane në Shqipëri dhe kujdesin për mbrojtjen nga investimet dhe ndikimet keqdashëse në sektorët strategjikë të ekonomisë dhe sigurisë. Kryetari i Kuvendit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe theksoi rolin e vendit tonë si një aleat i besueshëm në NATO dhe një faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas njoftimit, thuhet se bisedimet u përqendruan gjithashtu në rritjen e dialogut parlamentar dhe...
Burimi:
kohajone.com