Pedagogu Ermal Hasimja: Jam kundër molotovit dhe djegieve!
Pedagogu Ermal Hasimja, i cili vetë ka marrë pjesë në protestat e opozitës duke mbajtur edhe fjalime para tubuesve, ka deklaruar se është kundër molotovëve. Në një reagim në rrjetet sociale, Hasimja shprehet se molotovët në protesta garantojnë tituj lajmesh ndërkombëtare, por rrezikojnë të ftohin qytetarin jopartiak. Megjithatë, negociatori i bashkimit të partive opozitare shton se kjo rrugë i mbetet opozitës që pengohet të flasë në Kuvend apo në komisione hetimore parlamentare. “Unë jam kundër molotovëve në protesta: ndoshta garantojnë foto dhe tituj lajmesh ndërkombëtare, por rrezikojnë të ftohin qytetarin jopartiak. Por gjërat duhen vendosur në kontekst dhe duhen thënë të plota. Së pari, nuk shoh asnjë qëllimshmëri të dëmtimit të njerëzve apo pronës nga protestuesit. Së dyti, kur i mohon opozitës mundësinë të flasë...
Burimi:
kohajone.com