PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, deklaroi nga Kuvendi se teksa shumë vende po ndërmarrin masa urgjente për të përballuar rritjen e çmimeve të naftës, qeveria shqiptare nuk ka paraqitur asnjë iniciativë konkrete.Bozdo tha se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka miratuar planin për të hedhur në treg 400 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, ndërsa vende si Gjermania, Austria dhe Japonia kanë nisur të përdorin rezervat e tyre për të stabilizuar tregun. Ai shtoi se edhe vendet e rajonit, si Greqia dhe Maqedonia e Veriut, kanë marrë masa për të kontrolluar çmimet dhe për të përballuar krizën energjetike.Sipas tij, edhe Komisioni Evropian ka kërkuar uljen e taksave për energjinë, ndërsa Italia po shqyrton rikthimin e mekanizmit të akcizës...