PD nis pastrimin e anëtarëve që janë me Salianjin: Punuan për të majtën

PD nis pastrimin e anëtarëve që janë me Salianjin: Punuan për të majtën

Pas mbështetjes ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, i cili u distancua nga Sali Berisha dhe organizoi foltore me demokratët, Partia Demokratike ka nisur përjashtimet e disa anëtarëve. Me firmë të Flamur Nokës, partia ka vendosur të përjashtojë nga grupi i këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Durrësit kryetarin Dritan Burgija. Sipas vendimit të siguruar nga Report Tv, grupit të këshilltarëve i propozohet si kandidat për kryetar Ardian Muka. Përjashtime kanë marrë edhe Arlind Boshku, që mban edhe postin e sekretarit të degës së PD-së në Durrës. Vendimi për largimin e tyre është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka. Sipas tij, dy këshilltarët kanë shkelur statutin e Partisë Demokratike.Ai u shpreh se arsyeja e përjashtimit lidhet me qëndrimet dhe veprimet e tyre politike. “I kam...