PD lexon përgjimet e SPAK: Çështja e Ahmetajt është 1/200-ta e provave që kanë ardhur për Belinda Ballukun
Këtë të martë nga Kryesia e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kishte hedhur në letër fjalën e Edi Ramës, të cilën doli ta kundërshtonte duke nënvizuar se argumentet e përdorura për të dalë kundër SPAK nuk qëndronin. Dy raportet e Këshillit të Mandateve do të shkojnë për votim të enjten në seancë plenare, ku Gazment Bardhi do të mungojë për shkak se është i përjashtuar. “Kryeministri po përpiqet të fshehë një të vërtetë shumë të thjeshtë. Vendimi për të bllokuar kërkesën e SPAK nuk u mor sepse provat ishin të dobëta, por sepse provat çojnë herët apo vonë tek vetë Edi Rama. Edhe sikur dosja e SPAK të kishte jo 16.000 faqe, por 166.000 faqe prova, Edi Rama do të kishte...
Burimi:
kohajone.com