PD kundër shtrenjtimit të naftës, Bozdo: Tregu po abuzon me qytetarët

PD kundër shtrenjtimit të naftës, Bozdo: Tregu po abuzon me qytetarët

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, iu është bashkuar zërave që kërkojnë ndërhyrje urgjente institucionale për të ndaluar rritjen e çmimeve të karburanteve në Shqipëri dhe për të shmangur abuzimet e mundshme të tregtarëve, duke kundërshtuar arsyetimet zyrtare për ndikim nga tensionet në Lindjen e Mesme. Në një postim në FB, ku i referohet një lajmi të agjencisë së lajmeve BalkanWeb, Bozdo thekson se rritjet e paralajmëruara të çmimeve në tregjet vendase nuk reflektojnë në mënyrë të drejtë lëvizjet e tregjeve ndërkombëtare, të cilat sipas tij nuk kanë shënuar rritje të mjaftueshme apo të qëndrueshme për të justifikuar ngritje kaq të shpejtë të cmimit të karburanteve. Ai rikujton se kompanitë tregtuese janë të detyruara me ligj të mbajnë rezerva hidrokarburesh për të paktën 90 ditë...