PD: Ergys Agasi do ndërtojë kompleksin te Eco-Parku! U bë ortak pak ditë para tenderit 10 milionë euro
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar sot një tjetër projekt që, sipas saj, lidh Ergys Agasin, kryeministrin Edi Rama dhe bashkëpunëtorë të tij. Në një deklaratë Vangjeli denoncoi projektin e Akademisë së Futbollit në Durrës “Dyrrah City Football Academy” Vangjeli ngriti dyshime mbi faktin se pak ditë para shpalljes së fituesit, në pronësinë e këtij klubi shfaqet emri i Ergys Agasit, i cili më 31 mars 2024 ka blerë 30 për qind të aksioneve kundrejt shumës 220 mijë euro. “Mbi 200 mijë m2 tokë që ndodhet në Spitallë, aty ku ndodhet dhe Eco Park, Edi Rama ia lë në dorë fondacionit, që ky t’ia lërë në dorë Ergys Agasit ndoshta për të kamufluar aferën e Eco Parkut atje ku u shpenzuan...
Burimi:
gijotina.com