PD dorëzon sot në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Jemi pro arrestimit

PD dorëzon sot në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Jemi pro arrestimit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve do të dorëzojnë sot në Kuvend raportin për imunitetin e Belinda Ballukut. Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi shkruan se Balluku, siipas Prokurorisë i ka shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit shqiptar, dhe rrezikon deri në 35 vite burg. Për këtë arsye sipas tij, anëtarët demokratë janë pro kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut “Së bashku me kolegët e mi të Grupit Parlamentar të PD, sot do të depozitojmë në Kuvend, Raportine Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Ne jemi pro kërkesës së SPAK. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit. Prokuroria ka dokumentuar...