PD 3 orë protestë me tensione/ Hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve, 15 persona të arrestuar në kryeqytet, nis procedimi penal për Klevis Balliun
15 persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike. Policia ka nisur procedimin penale edhe për deputetin demokrat Klevis Balliu, pas protestës që përshkallëzoi në tensione mbrëmjen e djeshme. Sipas autoriteteve, gjatë protestës u hodhën molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të institucioneve, si Kryeministria, Ministria e Infrastrukturës dhe zona pranë Bankës së Shqipërisë, ku ndodhet edhe selia e Partia Socialiste. Nga përplasjet, gjashtë efektivë policie mbetën të lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor në spital. Mes personave të shoqëruar nga policia ka pasur edhe të mitur, të cilët janë lënë të lirë pas procedurave. Njoftimi i plotë: Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të...
Burimi:
top-channel.tv