“Pavarësi e papërgjegjshme”, Rama: Ka 92 raste ku llumi i pastruar nga vetingu janë trajtuar si viktima
Në vazhdën e sulmeve që ka ndërmarrë ndaj gjyqtarëve, Edi Rama ka reaguar sërish sot lidhur me rritjen e pagave të magjistratëve. Ai shprehet se janë 92 raste ku gjykatat kanë dhënë vendime ndaj atyre gjykatësve dhe prokurorëve të cilët i cilësoi si “llumi i pastruar nga vettingu”. Rama shprehet se pavarësia e gjyqësorit është e papërgjegjshme. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese shtyu sot vendimin për rritjen e pagave të gjyqtarëve me argumentin se i nevojitet më tepër kohë. “A e dini se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të llumit të pastruar nga vetingu, duke u dhënë një trajtim financiar prej rreth 12 milionë Eurosh nga buxheti i shtetit – pra duke i trajtuar jo si fajtorë, po si viktima që duhen...
Burimi:
gijotina.com