Pastronte paratë e krimit nëpërmjet “Call Center” , Prokuroria e Fierit i sekuestron pasuritë pronarit

Pastronte paratë e krimit nëpërmjet “Call Center” , Prokuroria e Fierit i sekuestron pasuritë pronarit

FOTO ILUSTRUESE FIER-Paratë e ‘Call Center’ i tjetërsoi për të mbuluar origjinën e paligjshme, Prokuroria Fier sekuestron pasuritë e shtetasit E.Sh., nën hetim për 3 vepra penale Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u sekuestruan pasuritë e shtetasit E.Sh., nën hetim për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtari kriminale’ parashikuar nga nenet 143, 180 dhe 287 të Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1381, datë 16.12.2021, i regjistruar ndaj personit nën hetim E.Sh., dyshohet se nëpërmjet një aktiviteti “Call Center” që ushtronte në qytetin e Fierit, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme. Në vijim të hetimeve, u dokumentua fakti i depozitimit të vlerave të konsiderueshme...