Pastrim parash e korrupsion në 7 raste, SPAK dërgon për gjykim mjekun Edvin Prifti

Pastrim parash e korrupsion në 7 raste, SPAK dërgon për gjykim mjekun Edvin Prifti

Edvin Prifti TIRANË-SPAK ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të mjekut kardiolog Edvin Prifti, i cili dyshohet se mori rryshfet për 7 ndërhyrje kardiake.  Nga SPAK, mjeku Edvin Prifti akuzohet për “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash". Në kohën kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontrolle në banesën dhe zyrën e Priftit, gjetën fizikisht 1.1 milionë euro, shumë të cilën SPAK thotë se mjeku nuk e justifikonte në mënyrë të ligjshme. Hetimet për të u mbyllën në shkurt të këtij viti, duke i shtuar përveç akuzave të korrupsionit, fshehjes së të ardhurave, pastrimi i parave, edhe akuzën e vjedhjeve. Bëhet fjalë për një grant që ai do të duhej që...