Pastrim parash, drogë e mashtrim! Ekstradohen 3 shqiptarë nga Danimarka, Franca dhe Italia

Pastrim parash, drogë e mashtrim! Ekstradohen 3 shqiptarë nga Danimarka, Franca dhe Italia

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale janë ekstraduar nga Danimarka, Franca dhe Italia drejt Shqipërisë. Konkretisht u ekstradua nga Danimarka, shtetasi Daniele Matoshi alias Daniele Çela alias Oklid Cela, ndërsa nga Franca shtetasi Christopher Rudoviç. Nga Italia u ekstradua Gazmir Mjelli alias Gazmir Hamzaj. Njoftimi i policisë: Finalizohen faza të tjera të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe Italia, 3 shtetas, të dënuar/të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të 3 shtetasve që kanë qenë në kërkim...