Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi ynë i ka plotësuar kushtet për të marrë një raport pozitiv të vlerësimit të standardeve të funskionimit të shtetit të së drejtës, luftës antikorrupsion dhe krimit të organizuar, si dhe funksionimit të demokracisë, disa vende anëtarë të BE janë skeptike, duke mos i dhënë ende dritën jeshil eShqipërisë për të vijuar me mbylljen e kapitujve. Raporti IBAR është kushti formal për të filluar mbylljen e kapitujve të negociatave, shkruan A2. Në dy takimet e fundit të 6 dhe 13 marsit grupi i punës në Këshillin e Bashkimit Europian nuk ka gjetur dakordësinë e vendeve anëtare për të lejuar Tiranën zyrtare që të kalojë në një...
Burimi:
gijotina.com