Pasi u mor i pandehur, ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet sërish në SPAK
Agim Ismaili TIRANË-Agim Ismaili, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve është paraqitur sërish në Prokurorisë së Posaçme. Ismaili në nëntor të 2025 u mor i pandehur nga SPAK në lidhje me hakerimin e sistemit kompjuterik të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Ish-kreu i Burgjeve po hetohet për ‘Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike’, 'Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal' dhe 'Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal'. Gjatë muajit prill të 2025, oficerët e BKH-së morën një sinjal telefonik që tregonte se dikush kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e tyre. Ndër kompjuterët ku Arnold Rrokaj, i arrestuar për këtë ngjarje kishte akses, ishin edhe ato të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini. Këta tre hetues ishin mbi dosje...
Burimi:
zeri.ai