Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter
Teksa rruga Prrenjas-Librazhd është mbyllur për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe konspirohet me rrezikshmëri të lartë, kryeministri Edi Rama ka planifikuar një vizitë në Korçë. Ndërkohë mësohet se Policia e Korçës është lajmëruar se kryeministri Edi Rama do zbresë me helikopter në 11:00 në Korçë, për inaugurimin e Polit të Dijes. Duke qenë se i vetmi aks që lidh Pogradecin dhe Korçën është mbyllur, Rama duket se ka gjetur zgjidhjen për të vijuar vizitën e tij, përmes helikopterit ndërsa qytetarët e thjeshtë në pamundësi të luksit të kryeministrit detyrohen të qëndrojnë të bllokuar. Nga kryeministria nuk ka njoftim në lidhje me takimin në fjalë, ndërsa mediat e Korçës kanë raportuar lajmin mbi vizitën në fjalë. Kujtojmë se sot në mesditë ishte planifikuar hapja e...
Burimi:
gijotina.com