Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Pas Vlorës edhe Fieri prej ditësh pa ujë të pijshëm, banorët pa zgjidhje nga Ujësjellësi
Qyteti i Fierit po përballet prej tre ditësh me mungesë totale të ujit të pijshëm, një problem që sipas banorëve është kthyer në fenomen të përsëritur prej më shumë se një viti. Qytetarët shprehen të indinjuar dhe të lënë pas dore, duke theksuar se ndërprerjet e ujit ndodhin të paktën dy herë në muaj dhe zgjasin me ditë të tëra, pa asnjë zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse. Ata denoncojnë papërgjegjshmëri totale nga ujësjellësi, duke theksuar se edhe në kushte pa reshje shiu dhe me lumin Vjosë të tërhequr, defektet e pompave nuk rregullohen. Banorët ankohen për kushte të papranueshme higjieno-sanitare, duke e krahasuar situatën me mesjetën, ndërsa kërkojnë vëmendje mediatike dhe reagim qytetar, ashtu siç ka ndodhur në qytete të tjera si Vlora dhe Durrësi....