Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Pas Vlorës dhe Durrësit, urdhërohet evakuuimi i banorëve dhe në Fier, mijëra hektarë nën ujë
ferras FIER- Autoritetet civile në Fier kanë shpallur evakuim të menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Ferras, për shkak të rrezikut të lartë nga përmbytjet. Evakuimi po organizohet nga Bashkia Fier, në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut dhe strukturat e emergjencave civile, duke u dhënë prioritet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve në zona të izoluara. Transporti i banorëve do të sigurohet nga mjetet e Bashkisë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, dhe Forcat e Armatosura, ndërsa strehimi dhe asistenca do të menaxhohen nga strukturat lokale, përfshirë policinë dhe shërbimet shëndetësore. Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë. Njoftimi: Në zbatim të:* Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”* Planit Kombëtar të Emergjencave...