Pas vendimeve në Asamble, Edi Rama mbledh drejtuesit e qarqeve në selinë e Partia Socialiste

Pas vendimeve në Asamble, Edi Rama mbledh drejtuesit e qarqeve në selinë e Partia Socialiste

Edi Rama pritet të zhvillojë sot në orën 10:00 një takim me drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e Partia Socialiste e Shqipërisë. Ky takim vjen menjëherë pas ndryshimeve të bëra në drejtimin politik të disa qarqeve, të shpallura një ditë më parë gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS. Në këtë riorganizim, Rama vendosi zëvendësimin e disa drejtuesve, mes tyre Elisa Spiropali, Benet Beci, Eduard Shalsi dhe Emirjana Sako. Në Tiranë, Spiropali u zëvendësua nga Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu, ndërsa në Durrës drejtimin e mori Blendi Klosi në vend të Sakos. Në Lezhë, Ermal Nufi zëvendëson Ulsi Manja, ndërsa në Shkodër Ermal Karakçi merr vendin e Becit. Ndërkohë, Manja është caktuar në Dibër në vend të Klosit, ndërsa në Kukës është emëruar Erion Malaj...