Pas sherrit me gruan ndoqi me thikë të bijën për ta goditur, zbardhet ngjarja në Qerret, si u vetëplagos 55-vjeçari
Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Qerret, ku shtetasi Ardjan Varrosi është vetëplagosur me thikë pas një konflikti brenda familjes me të shoqen dhe vajzën e tyre. Ai ka dalë nga banesa duke e ndjekur vajzën me thikë në dorë, por është ndaluar nga policia. Sipas bluve të qytetit, efektivët arrestuan në flagrancë shtetasin A.V., 55 vjeç, banues në Qerret, Durrës. Ky shtetas, rreth orës 19:00, të datës 13.02.2026, në banesën e tyre në fshatin Qerret, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.V., 42 vjeçe, dhe më pas ka kërcënuar edhe vajzën e tij, e cila ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ka lajmëruar Policinë. Shtetasi A.V., pas konfliktit...
Burimi:
top-channel.tv