Pas protestës tre ditore së kamionistëve, nis lëvizja e lirë në Qafë Thanë
FOTO ILUSTRUESE MAQEDONIA E VERIUT-Pas tre ditësh “bllokadë” për shkak të protestës së kamionistëve maqedonas, nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme ka nisur zhbllokimi i plotë i pikës kufitare të Qafë Thanës dhe i të gjitha pikave të tjera kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. "Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nëpërmjet Qendrës së Shkëmbimit të Informacionit, se protesta e nisur që prej datës 26.01.2026, nga shoferët e kamionëve, do të pezullohet sot më datë 29.01.2026 dhe në orën 20.00, në të gjitha pikat kufitare që lidhen me Maqedoninë e Veriut, do të fillojë qarkullimi normal i kamionëve.”, ka njoftuar sot Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Bllokada u organizua nga Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e rreth...
Burimi:
zeri.ai