Pas protestave, rifillon gradualisht furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës

Pas protestave, rifillon gradualisht furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës

Pas protestave të qytetarëve për mungesën e ujit të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë është riparuar pas mesnate. Rregullimi i tubit u përfundua rreth orës 4:00 të mëngjesit, moment kur nisi edhe furnizimi i depove të qytetit. Aktualisht, një pjesë e qytetit të Vlorës po furnizohet me ujë, ndërsa zonat e tjera pritet të marrin furnizim gradualisht gjatë orëve në vijim. Megjithatë, furnizimi nuk po realizohet me kapacitet të plotë, pasi pajisja e re e montuar po i nënshtrohet fazës së testimit për të garantuar funksionimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit.