Pas pezullimit të kreut të IMT-së, Gjykata i bllokon pasaportën ndërtuesit të vilës së Ramës në Surrel

Pas pezullimit të kreut të IMT-së, Gjykata i bllokon pasaportën ndërtuesit të vilës së Ramës në Surrel

Pas pezullimit nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri, Gjykata e Tiranës, ka vendosur masë sigurie edhe ndaj biznesmenit Pandeli Carapuli, i përfolur në media për lidhje të ngushta me Edi Ramën. Gjykata i ka ndaluar Carapulit, daljen jashtë vendit duke e detyruar të paraqitet rregullisht pranë policisë gjyqësore, në kuadër të hetimit të nisur ndaj tyre për ndërtim të paligjshëm në Tiranë. Sipas organit të akuzës, Carapuli, i njohur në fushën e ndërtimit dhe investimeve, dyshohet se ka përfituar një leje për punime të kufizuara, por që në praktikë është tejkaluar. “Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u caktuan masat e sigurimit ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi...