Pas përmbytjeve, edhe ngricat rrafshojnë prodhimin bujqësor

Pas përmbytjeve, edhe ngricat rrafshojnë prodhimin bujqësor

Uji në fusha dhe në serra dëmtoi prodhimin në fazë vjelje, ndërsa ngricat e dy ditëve të fundit kanë dëmtuar rëndë fidanët e sezonit të hershëm në zonat me bujqësi intensive në qarqet e Beratit, Lushnjës, Fierit. Ngricat ne ditën e parë të vitit, përmbytjet dhe sërish ngricat e dy ditëve të fundit i kanë dhënë goditje finale prodhimit më bujqësi intensive. Ministria e Mbrojtjes raportoi se deri dje ishin përmbytur rreth 13 mijë hektarë tokë. Në zonat me bujqësi intensive të Myzeqesë, përmbytjet e fundit kanë prekur drejtpërdrejt fshatra të njohur për serat dhe prodhimin e hershëm, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në struktura, fidanë dhe tokë bujqësore. Në territorin e Lushnjës, më të goditurat kanë qenë zona si Plug, Karavasta e Re dhe...