Pas përmbytjeve, aksion për pastrimin e kanaleve kulluese në Lushnjë
Përmbytjet e ndodhura gjatë muajit janar nxorën në pah gjendjen problematike të kanaleve kulluese në zonën e Myzeqesë, të cilat rezultuan të papastruara dhe jashtë funksionit. Mungesa e mirëmbajtjes ndër vite ndikoi drejtpërdrejt në përkeqësimin e situatës, duke bërë që sasi të mëdha uji të mbeteshin në tokat bujqësore dhe të shkaktonin dëme të konsiderueshme. Aktualisht ka nisur ndërhyrja për pastrimin e kanaleve kulluese në zonën e Tërbufit, ku po punohet për rikthimin në funksion të kanaleve dytësore dhe terciare. Këto kanale ishin mbushur me mbetje, barishte dhe depozitime të ndryshme, duke penguar qarkullimin normal të ujit. Ndërhyrja synon përmirësimin e kullimit dhe parandalimin e përmbytjeve të ngjashme në të ardhmen. Në zonën e Dushkut, përveç strukturave përgjegjëse, edhe vetë fermerët janë angazhuar drejtpërdrejt në...
Burimi:
kohajone.com