Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Pas përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese, Bardhi: Duam argumentet ligjore mbi të cilat ktheu Ballukun në detyrë
Gjykata Kushtetuese rrëzoi këtë të hënë pretendimet e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, se vendimi për rikthimin në detyrë të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u imponua nga kryeministri Edi Rama. Më pas erdhi edhe një reagim nga vetë Bardhi, ku kërkon që të tregohen argumentet ligjore me të cilat Balluku u riktheu në punë. Reagimi i plotë I vetmi shpjegim me vlerë për publikun që duhet të japë Gjykata Kushtetuese është ky: cilat qenë arsyet dhe motivet që e çuan t’i nënshtrohej presionit të Kryeministrit në çështjen Balluku, duke treguar papërgjegjshmëri dhe mungesë të theksuar integriteti. Sqarimi i kësaj rrethane do ta çlironte Gjykatën Kushtetuese nga pengmarrja politike dhe do t’i zvogëlonte hendekun e mosbesimit tek...