Pas një viti nga arrestimi! GJKKO vendos sot për fatin e Veliajt

Pas një viti nga arrestimi! GJKKO vendos sot për fatin e Veliajt

Erion Veliaj TIRANË-Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të vendosë sot, gati një vit pas arrestimit, nëse dosja ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, do të kalojë ose jo për gjykim. Në seancën e kaluar të 2 shkurtit, gjyqtarja Etleva Deda mbylli shqyrtimin gjyqësor të dosjes. Seanca e fundit paraprake për kryebashkiakun Veliaj u shoqërua me debate të forta, teksa ky i fundit u largua nga seanca, pasi pretendoi se gjykata nuk po e dëgjonte. Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, pasi sipas tij ajo i mohoi të drejtën për t’u mbrojtur efektivisht. Por kërkesa e tij u rrëzua. Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9...