Pas një viti nga arrestimi! GJKKO kalon për gjykim dosjen në ngarkim të Erion Veliajt

Pas një viti nga arrestimi! GJKKO kalon për gjykim dosjen në ngarkim të Erion Veliajt

Erion Veliaj TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur kalimin për gjykim në themel të dosjes në ngarkim të Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë. Vendimi final, që vjen një vit pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, mësohet se është marrë nga gjyqtarja Etleva Deda. Ndërkohë, bëhet me dije se vetë Veliaj nuk ka qenë i pranishëm në seancë, po ashtu edhe avokatët e çështjes. E pranishme ka qenë vetem avokatja Valentina Teodoresku. "Për shkak te shkeljeve të renda të procesit të rregullt ligjor gjatë seancave paraprake, avokatet e çështjes ku po gjykohen kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe të pandehur te tjerë, kane bojkotuar seancën e sotme", pretendon mbrojtja ligjore e kryebashkiakut.  Seanca e fundit paraprake për kryebashkiakun Veliaj...