Pas ‘NAN’, tërhiqet nga tregu edhe qumështi për foshnja ‘Aptamil’! Rezultoi me toksina të rrezikshme

Pas ‘NAN’, tërhiqet nga tregu edhe qumështi për foshnja ‘Aptamil’! Rezultoi me toksina të rrezikshme

TIRANË-Qumështi formulë për foshnja po vijon të tërhiqet nga tregu. Vetëm disa ditë pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi për tërheqjen nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” edhe ushqimi për fëmijë “Aptamil AR2”, është hequr nga tregu. Ndalimi vjen pasi në produkt është identifikuar prania e substancës Cereulide, një toksinë e rrezikshme për shëndetin. “Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar serioz, firma ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit, APTAMIL AR 2 – formulë ushqimore për foshnje, paketimi, ENG 24 x 400 gr. Prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone”, ka njoftuar AKU. Në një njoftim, edhe biznesi distributor i shpërndarjes së produktit në treg Rossmann Lala, njofton qytetarët që kanë blerë qumësht Aptamil,  të mos e përdorin atë...