Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin, ja si u prit festa në qytetet e Shqipërisë
Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit që shënon mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Të gjitha qytetet e Shqipërisë u mbushën mëngjesin e ditës së sotme me besimtarë myslimanë që falnin Fitër Bajramin. Në Fier, që në orët e para të mëngjesit edhe besimtarët kanë falur namazin në sheshin qendror të qytetit ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe e harmoni mes njerëzve. Ceremonia e faljes së Fitër Bajramit filloi në orën 6:30 ku dhjetëra besimtarë të grupmoshave të ndryshme kryen ritet e faljes se madhe , ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njëri- tjetrit. Në ligjëratën e tij myftiu Mikel Hazizolli ka uruar e përshëndetur gjithë besimtarët myslimanë duke i ftuar të kontribuojnë shumë më tepër për të...
Burimi:
top-channel.tv