Pas Fierit, Rejsi Farma paditet edhe në Korçë/ Fatura abuzive për spitalin e qytetit, edhe FSDKSH kallëzon kompaninë farmaceutike
Pas Fierit, kompania farmaceutike Rejsi Farma është paditur nga Drejtoria qendrore e Fondit të Sigurimit të detyrueshëm për shkak gjobave që ka nisur të vendosë ndaj degëve të saj në rrethe. Këtë radhe Rejsi Farma është paditur për faturime në mënyrë abuzive ndaj zyrës së Fondit në Korçë, për furnizimin me barna të spitalit rajonal të Korçës. Edhe në këtë spital, Rejsi Farma kërkon të marrë para publike nëpërmjet përmbaruesve privat duke përdorur të njëjtën forme si në spitalin rajonal të Fierit kur rezultonte se faturat ishin paguar një herë në bazë të konsumit mujor të barnave sipas nevojave të pacientëve. Por Rejsi Farma edhe spitalin e Korçës, pra degën e Fondit që mbulon shpenzimet e ka faturuar sërish për të përfituar sa më shumë...
Burimi:
top-channel.tv