Pas festave, bizneset rrisin depozitat bankare, individët më të kursyer
Janari konsiderohet tradicionalisht një muaj i vështirë për financat familjare, për shkak të faturave të larta dhe shpenzimeve të mbartura nga fundviti. Megjithatë, këtë fillimvit qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur të kursejnë më shumë, veçanërisht në monedhën vendase. Sipas të dhënave, depozitat në lekë në sistemin bankar shënuan një rritje të ndjeshme gjatë janarit, duke arritur në 737 miliardë lekë, ose 13% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa individët, pas shpenzimeve të fundvitit, shtuan kursimet me ritme më të moderuara, bizneset duket se përfituan nga periudha festive dhe rritën depozitat e tyre me rreth 10% në fillim të janarit. Edhe korporatat shënuan zgjerim të konsiderueshëm të kursimeve, me një rritje prej 36%. Kursimet po orientohen kryesisht drejt lekut, më...
Burimi:
kohajone.com