Pas disa kohësh në luftë me sëmundjen, humb jetën ish-deputeti socialist
Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti Hamit Kosta. Kosta ka qenë një figurë e njohur e jetës politike dhe publike në zonën e Peqinit. Sipas burimeve, ai përcillet sot drejt banesës së fundit, ndërsa prej kohësh vuante nga probleme shëndetësore. Kosta ka shërbyer si deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën 2005-2009. Pasi u përjashtua nga PS-ja për shkak të votës për zgjedhjen e Bamir Topit si president, Kosta iu bashkua PDK-së së drejtuar nga Nard Ndoka, pjesë e koalicionit qeverisës të asaj kohe nën ish-kryeministrin Sali Berisha. Më parë, ai ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv