Pas denoncimit me pamje filmike në TCH, IKMT inspekton masakrën mjedisore në lumin Shkumbin
Pas denoncimit me pamje filmike në Top Channel, IKMT sot inspekton masakrën mjedisore në lumin Shkumbin. Që në mëngjes IKMT Elbasan, raporton gazetarja Bruna Kërçyku, Policia Shkencore dhe Prokuroria ndodhet në zonën ku ka rrëshqitje masive të tokës në pranë fshatit Dragostunjë. Po kërkohet dokumentacioni i kompanisë mbi lejen për shfrytëzimin e lumit për marrjen e inerteve, verifikimi i koordinatave, nëse janë respektuar dhe sasitë e lejuara. Përveç aksit rrugor (korridori i VIII) i cili tashmë është plotësisht i bllokuar, rrëshqitjet kanë përfshirë linjën hekurudhore, linjën elektrike dhe shtyllën e tensionit të lartë 110KV. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv