Pas defektit të pajisjeve të ujit, telashe të tjera për Vlorën, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

Pas defektit të pajisjeve të ujit, telashe të tjera për Vlorën, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

Një ngjarje tjetër ka ndodhur në Vlorë, pas problemeve me pajisjet e ujit që lanë qytetarët 5 ditë pa ujë. Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar se gjatë mesnatës së kaluar është grabitur saracineska e stacionit të ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, zona pranë Stacionit të Trenit të Mallrave. Si pasojë, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në zonat që furnizohen nga ky stacion: Lagja 24 Maji (zona e Stacionit të Trenit të Mallrave)PetroliferaTECIPorti i PeshkimitZvërnec Për këtë ngjarje është bërë denoncim pranë Policisë së Qarkut Vlorë. Top Channel