Pas Ballukut, Rama i del në mbrojtje edhe Karçanajt të AKSHI-t: Ka punuar me përkushtim
Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbështetje të drejtpërdrejtë të Mirlinda Karçanajt, ish drejtoreshës së AKSHI-t, e akuzuar nga SPAK për abuzime me tenderat dhe actualist është nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Kreu i qeverisë në prezantimin e drejtorit të ri, Igli Tafa, ka falënderuar publikisht për kontributin e saj shumëvjeçar në administratën publike dhe duke dënuar ashpër sulmet ndaj saj. Kryeministri theksoi se Karçanaj ka qenë një nga figurat më të angazhuara në punë, duke e cilësuar si “e para që vinte në punë dhe e fundit që largohej. “Në radhë të parë desha të vij vetë për të bërë një falënderim për Linda Karcanajn, e cila ka punuar pranë meje për 2 dekada, që kur kemi qenë në bashkinë e Tiranës....
Burimi:
gijotina.com