Pas 5 ditësh pa ujë, rikthehet pjesërisht furnizimi në Vlorë! Riparohet defekti, por autobotet sërish “në aksion”

Pas 5 ditësh pa ujë, rikthehet pjesërisht furnizimi në Vlorë! Riparohet defekti, por autobotet sërish “në aksion”

vlore VLORË- Rikthehet pjesërisht uji në Vlorë, pas 5 ditësh ndërprerje të furnizimit për shkak të defektit në tubacionin kryesor. Defekti është riparuar pas mesnate dhe rreth orë 04:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur furnizimi me ujë i depove të qytetit. Bëhet me dije se ka nisur furnizimi i një pjese të Vlorës, zona e Lungomares, ndërsa pjesa tjetër e qytetit pritet të furnizohet me ujë në orët në vijim.  Aktualisht po mbushen depot kryesore, proces që kërkon edhe disa orë kohë, ndërsa linja 24-orëshe që mbulon zonën e Lungomares ka nisur funksionimin. Ndërkohë, në zona të tjera po vijon furnizimi me ujë nga autobotet. Sipas njoftimit të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, ujin e autoboteve qytetarët mund ta përdorin vetëm për nevoja emergjente! Nuk është është...