Pas 3 javësh me problem/ Sistemi self-care bëhet funksional për bizneset
ealbania TIRANË- Pas rreth tre javësh probleme, sistemi self-care më në fund është bërë funksional për bizneset, bënë të ditur burime nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AKSHI për “Monitor”. Bizneset raportuan që sistemi filloi të punonte që gjatë pasdites së djeshme, me hope. Edhe gjatë ditës së sotme ai është funksional, por sipas ekonomistëve është tepër i ngadaltë, por të paktën punon. Për javë me radhë, aktiviteti i subjekteve u bllokua, për shkak të mosfunksionimit të sistemit self-care, që menaxhohet nga E-Albania. Dy ditë më parë Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) , që përfaqëson anëtarë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje...
Burimi:
zeri.ai