Pas 2 orësh, hapet rruga e doganës së Qafë Thanës, nis lëvizja e kamionëve

Pas 2 orësh, hapet rruga e doganës së Qafë Thanës, nis lëvizja e kamionëve

Hapet rruga e doganës së Qafë Thanës, nis lëvizja edhe e kamionëve. Pas ndërhyrjes me borëpastruese, bëhet me dije se tashmë kjo pikë e kalimit kufitar është e qarkullueshme normalisht për të gjitha mjetet. Ndërhyrja e borëpastrueseve zgjati rreth 2 orë pasi në segmentin e parë në Maqedoninë e Veriut kishte prani të shtuar bore në rrugë. Reshjet e dëborës në zonën e Qafë-Thanës sollën ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të kamionëve në këtë aks rrugor. Ndalimi i tyre u bë për shkak të punimeve që po kryheshin nga borëpastrueset në segmentin hyrës në drejtim të Maqedonisë së Veriut.