Pas 10 ditë kërkimesh, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit në lumin Osum

Pas 10 ditë kërkimesh, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit në lumin Osum

pamje nga operacioni BERAT- Trupi i pajetë i 42-vjeçarit Ilir Kurti është gjetur pas një operacioni 10 ditor kërkim-shpëtim në ujërat e lumit Osum. Efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut kanë bërë të mundur ditën e sotme, 28 shkurt, gjetjen e trupit të pajetë të 42-vjeçarit. Trupi i të ndjerit u gjet në zonën midis fshatrave Orizaj dhe Buzuq. Për shkak të rrjedhës së lartë të ujërave të lumit Osum, trupi i tij i pajetë u nxor nga rryma në fshatin Kakrruk. Më pas, ai u transportua në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit. 42-vjeçari Ilir Kurti rezulton i zhdukur që prej mbrëmjes së 19 shkurtit. Dyshohet se ai i dha fund jetës duke u hedhur në lumë në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, në...