Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë sot Fitër Bajramin. Në Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen e Bajramit, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH). Ceremonia nisi me leximin e Kuranit dhe ligjëratën, ndërsa pritjet tradicionale në selinë e KMSH-së do të zhvillohen nga 09:00 deri në 12:00. Kreu i KMSH-së uroi besimtarët, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës për ata në nevojë. Në fjalën e tij, Bujar Spahiu ndau edhe urimin e tij në përfundim të muajit të shenjtë, ndërsa shprehu lutje për paqe në zonat e konflikteve. “Konfliktet, luftërat dhe padrejtësitë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish të pafajshëm ka familje së sot nuk e ndjejnë gëzimin e kësaj lutjeje, e kësaj dite por...