‘Partizani’, zbardhen diskutimet në sallë/ Ish-ministri Oketa: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes
Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, po dëshmon në Gjykatën e Posaçme, në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen “Partizani”. I thirrur si dëshmitar nga SPAK, Oketa iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve lidhur me rolin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe statusin e pronës ku ndodhej ish-Klubi Sportiv “Partizani”. Gjatë dëshmisë së tij, të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, Oketa deklaroi se, sipas kujtesës së tij, Klubi “Partizani” nuk kishte asnjë interes për Ministrinë e Mbrojtjes dhe administrohej nga persona privatë. Ai tha se nuk kujton të jetë diskutuar ndonjëherë në ministri si një çështje me rëndësi të veçantë. Diskutimet në sallë: SPAK: Kur ke qenë ministër i Mbrojtjes dhe çfarë funksionesh ke pasur? Oketa: Kam qenë zëvendëskryeministër, më pas mora detyrën e ministrit të Mbrojtjes. 2009-2012...
Burimi:
sot.com.al