“Partizani” në GJKKO, avokatët e Berishës paraqesin mbrotjen dhe bëjnë kërkesën: Edi Rama të thirret si dëshmitar!

“Partizani” në GJKKO, avokatët e Berishës paraqesin mbrotjen dhe bëjnë kërkesën: Edi Rama të thirret si dëshmitar!

sali berisha TIRANË- Seanca e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha në kuadër të dosjes "Partizani" është mbajtur sot në GJKKO, ku avokati i kryedemokratit ka kërkuar të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama. Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, ka kërkuar që të dëshmojë Rama, me pretendimin se ishte ai personi që përpiloi bazën ligjore për ta kthyer nga klub sportiv në shesh ndërtimi. Gjatë seancës, Gjokutaj ka kërkuar gjithashtu edhe thirrjen e oficerit të BKH-së, Besmir Karanxha, duke e quajtur aktivist të PS-së që paguhet për të hetuar kryedemokratin.  “Kërkojmë të thirren si dëshmitar shtetasit e kërkuar nga prokuroria. Gjithashtu të thirren Edi Rama, atë kohë kryetar bashkie, që SPAK se ka thirrur, që ka përpiluar bazën ligjore ta kthej nga klub sportiv në shesh ndërtimi....