Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

Partia e Lirise përmes zv/sekretares së Përgjithshme, Brunilda Haxhiu, denoncoi se mbrojtja e grave shqiptare nga dhuna nuk duhet të ndalet vetëm në ndëshkimin e keqtrajtuesit, por edhe në mundësitë ekonomike dhe sociale që gruaja t’ia dalë e vetme. Kjo mbështetje thotë Haxhiu – duhet garantuar nga shteti. Reagimi i Partisë së Lirisë Shqipëria ka ligje per denimin e dhunes ndaj gruas, por ato nuk funksionojnë në praktikë. Urdhrat e mbrojtjes shpesh nuk zbatohen, ndërsa institucionet reagojnë me vonesë, edhe kur rreziku është i qarte. Policia, shërbimet sociale, prokuroria dhe bashkitë nuk veprojnë si zinxhir i koordinuar. Raste të përsëritura dhune janë trajtuar si “konflikte familjare”, duke minimizuar rrezikun real për jetën e grave. Strehëzat për gratë e dhunuara janë të pakta, të nënfinancuara dhe...