Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë: Mbështetje për integrimin, luftën kundër korrupsionit e dënime në nivele të larta

Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë: Mbështetje për integrimin, luftën kundër korrupsionit e dënime në nivele të larta

Top Channel ka siguruar draft-raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë për vitin 2025. Draft raporti vlerëson progresin e shpejtë në negociatat e anëtarësimit dhe hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajve. Më tej thekson se objektivi për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 është i arritshëm, por kërkon zbatim të plotë dhe të pakthyeshëm të reformave, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet dhe lirinë e medias. “Duke qenë se forcimi i institucioneve demokratike, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, liria e medias dhe të drejtat themelore mbeten thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit“, thekson PE. “Pavarësisht arritjeve Shqipëria akoma përballet me sfida të ndryshme si për shembull, kapërcimi i polarizimit të brendshëm politik, dhe...