Parkimi i dyfishtë dhe zaptimi i hapësirës publike, gjoba ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat
Pas vendimit për ashpërsimin e masave ndaj drejtuesve të automjeteve që parkojnë në mënyrë të dyfishtë ose në hapësira që cenojnë qarkullimin dhe hapësirën publike, strukturat e Policisë së Vlorës kanë nisur një aksion të gjerë kontrolli në të gjithë territorin e qytetit. Drejtoria Vendore e Policisë, Forcat “Shqiponja”, Policia e Qarkullimit Rrugor dhe shërbimet e rendit, janë duke zhvilluar kontrolle të përqendruara në zonat më problematike. Gjatë ditëve të para të aksionit janë vendosur me qindra gjoba ndaj drejtuesve që kanë shkelur rregullat, ndërsa një numër i konsiderueshëm mjetesh janë bllokuar dhe larguar me karrotrec nga vendet e ndaluara. Policia ka rikthyer në funksion të plotë karrotrecin si masë konkrete për të disiplinuar parkimin e paligjshëm, veçanërisht në rastet kur automjetet kanë bllokuar korsitë...
Burimi:
kohajone.com