Paratë pastroheshin në Dhërmi! Policia jep detaje: Si përfitoi spanjolli 30 mln euro me skemën e mashtrimit

Paratë pastroheshin në Dhërmi! Policia jep detaje: Si përfitoi spanjolli 30 mln euro me skemën e mashtrimit

Alvaro Romillo Castillo TIRANË-Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me operacionin e koduar “Kapitali”, ku materialet i kaluan Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të shtetasit spanjoll, Alvaro Romillo Castillo. Këtij të fundit i janë sekuestruar sipërfaqe toke në Dhërmi, 3 shoqëri tregtare, 2 automjete si edhe llogari bankare. Në njoftimin zyrtar raportohet se Alvaro Romillo Castillo së bashku me babin dhe partneren e tij, nëpërmjet skemës së mashtrimit dhe krijimit të shoqërive fiktive në Europë dhe Amerikën Latine, dyshohet se kanë gjeneruar rreth 30 milionë euro. Shoqëritë fiktive, me objekt veprimtari në fushën e turizmit, realizonin shitblerje të pronave të paluajtshme me vlera më të ulëta se ato realet në treg, me qëllim pastrimin e parave. Për të kryer transaksione të kundërligjshme me këto para me...