Paratë ku janë? Grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë

Paratë ku janë? Grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë

 Juristi i Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural këmbënguli para gjyqtares Gentiana Xhelili në Tiranë se shtetasi T. A. (inicialet e ndryshuara) administrator i një shoqërie në Lundër (FAKTOJE disponon të dhënat e plota, por nuk i bën publike sa kohë çështja është në proçes gjyqësor) përfitoi fonde nga Bashkimi Europian, konkretisht nga programet e IPARD, në shkelje të ligjit.Një nga argumentet që sjell përfaqësuesi juridik është “se përfituesi i IPARD nuk respektoi rregullat”Gjykata Administrative u vu në lëvizje nga AZHBR, më 22 shtator 2025, me një ankesë nga e cila kërkohet që shoqëria në fjalë duhet të kthejë shumën, që përfitoi nga IPARD.AZHBR mbrohet me faktin se “është institucioni përgjegjës për administrimin e fondeve të programeve për bujqësinë, ofron shërbime të drejtpërdrejta për fermerët...